AKTUALITET

Shtohen dënimet për vëllain dhe motrën e Arben Ndokës! Sekuestrohen 55 milion euro prona në Shëngjin

15:06 - 15.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtuar vitet e burgut për vëllain dhe motrën e ish deputetit të Partisë Socialiste në Lezhë, Arben Ndoka.




Mes te burgosurve për tjetërsimin e pronave në Lezhë janë edhe Xhevi Ndoka dhe Mimoza Ndoka, për të cilët masa e dënimit është ashpërsuar.

Xhevi Ndoka ishte dënuar me 6 vite e 8 muaj burg, ndërsa sot Apeli e dënoi me 10 (dhjetë) vjet burg, dënim i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Mimoza Ndoka ishte dënuar me 1 vit 4 muaj, me kusht, teksa me vendimin e Apelit i shkon 5 vjet e 4 muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Emanuel Gjura ishte dënuar me 4 vite e 8 muaj burg, ndërsa i ndryshon me një dënim prej 6 vjet burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Zef Lazri ishte 8 muaj burg, dënohet me 4 vjet e 8  muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Blendi Ndoka ishte me 3 vite e 6 muaj burg, dënohet me 6 vjet e 8 muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Luigj Paloka 4 vite e 8 muaj burg, me kusht, dënimi shkon në 5 vjet burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Paulin Simoni ishte 3 vite e 4 muaj burg, dënohet me 3 vjet e 8 muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Vlash Gaxulli ishte 2 vite burg, me kusht, 2 vjet e 8 muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Genc Zeneli ishte  2 vite burg, me kusht, dënohet me 2 (dy) vjet e 4 (katër) muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Kol Lleshi ishte 2 vite burg, me kusht, dënohet me 2 vjet e 4  muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Marjeta Përskura dënohet me 1  vit e 8 muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Kujtojmë se më herët për çështjen e tjetërsimit të pronave në Shëngjin është dënuar edhe ish-kryetari i bashkisë së Lezhës, me Partinë Demokratike Fran Frrokaj. Ish- kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj u arrestua në muajin mars të vitit 2018 me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Hetimet për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Shëngjinit nisën në 2017 kur një qytetar denoncoi se toka e tij rezultonte në Hipoteke në emër të disa familjeve të tjera. Prokuroria zbuloi një sipërfaqe të madhe toke prej 234 mijë metrash katrorë tokë në zonën e Ranës së Hedhun që ishte përfituar përmes falsifikimit të dokumenteve.

Bashkia Lezhë dhe Këshilli i Qarkut Lezhë “nëpërmjet shkresave përkatëse zyrtare, pavarësisht se në realitet (tokat) janë mal dhe ranishte i kanë konfirmuar si toka të kategorisë “Arë” dhe “Pemtore”. Sipas vendimit për sekuestrim parcelat ishin regjistruar në emër të personave që nuk kishin të drejtë të përfitonin tokë në atë zonë.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Te gjitha familjet e degjeneruara dhe te lidhura me Rilindjen e mafias komuniste, ku dirigjent eshte kapo banda si Rama, Ruci, Balla, Gjiknuri dhe grupi firimprures I asaje bande, duhen zhdukur nga politika. Plehrat tek landfilli.

    Përgjigju ↓