Kryesore

Klosi: Prek Calin e vranë për 36 partizanë të vrarë, Alizoti: Historia i dha të drejtë antikomunistëve!

22:57 - 19.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ish kreu i SHIK-ut, Fatos Klosi tha se Prek Calin, bajraktarin e Kelmendit e vranë për shkak të sulmit ndaj Brigadës së Parë në malësi, ku mbetën të vrarë 36 partizanë.
“Brigada 2 kalonte në atë zonë. Po luftohej me një armik të jashtëm. Komunistë nuk ka pasur atëherë. Gjyqe komuniste nuk ka pasur. Këtu ka pasur avokatë, bëheshin me amerikanë. Ishin për krime luftëe. U vranë 36 vetë nga Brigada 2, u vranë për clirimin e vendit. Erdhi Brigada e Parë dhe bëri raprezalje, që duheshin bërë sipas mendimit tim. Brigada e Parë erdhi tre muaj më vonë për operacion ndëshkimi, kjo është historia” u shpreh Klosi.
Prek Cali është simbol i antikomunizmit shqiptar, pasi në Shqipëri bolshevizmi ishte një sistem gjakatar. Kështu ka deklaruar Tomor Alizoti sonte në studion e emisionit “Opinion”, ndërsa tha dse komunistët i quanin besimtarët katolikë të pafe dhe të pabesë.
Alizoti theksoi se historia shqiptare i dha të drejtë Prek Calit, atë që vuajti vendi për 50-vjet diktaturë pas izolimit, pas telave dhe Spaçit.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Mos të ishte bërë LNÇl Shqipëria do gjykohej me humbësit dhe si e tillë sot nuk fo kishte as Shqipëri, as komunistë, as antikomunistë, as socialistë, as “demokratë”, as LSI-ra etj por donishit grekë dhe ish jugosllavë. Prandaj i lini këto karshillëqe bajate dhe shikoni vllazërimin e shqiptarëve , hiqni dorë nfa të pavërtetat se keni vite që jeni gaz i botës. Po na ushqeni.prej 27 vitesh ëërsëri ndasi mes nesh duke vazhduar avazin e vjetër me luftë klasash të konvertuar në komunidtë, ballistë, legalistë, nacionalistë dhe lloj lloj emërtimesh. Edhe njëherë sot jemi aocialistë dhe demokratë, jemi vllezër në një llogore për të ardhmen tonë e të fëmijëve tanë por në garë kush do drejtojë.më.mirë vendit. Ju që flisni kështu jeni veç narçistë që kërkoni të penngoni të ardhmen tonë europiane. Që do të thotë ju ka mbetur akrepi në orën 12.
    Xinxifuqe xinxifiqe

    Përgjigju ↓