Dy ish-deputetët e Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe ish-drejtori i Burgjeve Arben Çuko së bashku me 22 anëtarët e tjerë të grupit të Shijakut dhe Lezhës kërkojnë lirinë sot në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda. Në 24 tetor në seancat e zhvilluara te Krimet e Rënda në Tiranë dhe Gjykata e Shkallës së Parë në Lezhë u lanë në burg 24 nga të arrestuarit, ndërsa 10 u liruan, nga të cilët 8 në arrest shtëpie dhe dy në detyrim paraqitje.
Arben Ndoka ra në prangat e policisë në 21 tetor gjatë megaoperacionit të policisë “Volvo 4”, pasi nga përgjimet telefonike të Prokurorisë ai rezultonte i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash në zonën e Kunes dhe Ranës e Hedhun në Shëngjin. Gjithçka u zbulua nga hetimet e prokurorisë për vëllain e Arben Ndokës, Gjevi Ndoka, si i lidhur me Avdylajt e Shijakut, të cilët akuzohen për trafik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit.
Ndërsa Arben Çuko u vendos në pranga krejt rastësisht, teksa në hetim dhe përgjim ishin pjesëtarët e një grupit të Shijakut. Çuko akuzohet se në kohën kur ka qenë në krye të burgjeve ka miratuar transferimin e të dënuarit Olsi Karagjozi kundrejt ryshfetit. Kreu i bandës së Shijakut është Astrit Avdyli, ndërsa akuzohen për trafik të drogërave të forta nga Shqipëria në drejtim të Gjermanisë dhe vendeve të tjera të BE-së. Banda u zbulua në bashkëpunim me palën gjermane.
Të arrestuarit që ndodhen në burg
Arben Çuko
Arben Ndoka
Hajri Seferi
Jasin Kala
Shkëlqim Avdyli
Astrit Avdyli
Saimir Gjepali
Artur Balla
Paulin Simoni
Altin Avdyli
Jasin Avdyli
Fatos Llaftiu
Bledi Ndoka
Denis Llaftiu
Esat Mehmeti
Saimir Sulejmani
Elis Guri
Ilirjan Prifti
Ardit Gjyriqi
Petro Kuçi
Elton Shehaj
Gjevi Ndoka
Armand Spiro
Arrest shtëpie
Bledar Koci
Lule Zeneli
Luigj Paloka
Kol Lleshi
Zef Ndoka
Vasil Nika
Genc Zeneli
Vlash Gazulli
Detyrim paraqitje
Mimoza Ndoka
Marjeta Përskura